Zyrtare, Pedri vazhdon kontratën me Barcelonën

Klubi futbollistik katalunas, Barcelona ka vazhduar me blindimin e talentëve të tyre.

14.10.2021 / Sport

Zyrtare, Pedri vazhdon kontratën me Barcelonën
Foto: Ilustrim

Ndonëse është 18-vjeçar, Pedri Gonalez është njëri ndër lojtarët kyç në mesfushën e Barcelonës.

Pasi që ka dhe vërehet talenti i Pedrit, drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën 18-vjeçarit.


Kështu ka bërë të ditur vet klubi katalunas përmes një postimi në web-faqen e tyre dhe rrjetet sociale.

Pedri ka zgjatur marrëveshjen me Barçen edhe për katër vite të tjera, që i bie të mbetet në “Camp Nou” deri në vitin 2026.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *