Zyrtare: Ndeshja Maqedonia e Veriut – Kosova, UEFA vendos të përdoret VAR-i

04.12.2019

Tashmë UEFA edhe zyrtarisht ka marrur vendim që ta vendos edhe në fazën e play-offit të Ligës së Kombëve sistemin “VAR”, kështu që ndeshja Maqedonia e Veriut – Kosova do të luhet në muajin mars dhe do të përcillet me këtë sistem. Kështu ka njoftuar UEFA përmes rrjetit social Twitter, “VAR” do të fillojë të […]

Zyrtare: Ndeshja Maqedonia e Veriut – Kosova, UEFA vendos të përdoret VAR-i Foto: Ilustrim

Tashmë UEFA edhe zyrtarisht ka marrur vendim që ta vendos edhe në fazën e play-offit të Ligës së Kombëve sistemin “VAR”, kështu që ndeshja Maqedonia e Veriut – Kosova do të luhet në muajin mars dhe do të përcillet me këtë sistem.

Kështu ka njoftuar UEFA përmes rrjetit social Twitter, “VAR” do të fillojë të aplikohet edhe në kualifikimit për Botërorin 2022 e cila do të zhvillohet në Katar.

E mira e gjithë kësaj është se Kosova do t’i zhvilloj ndeshje e marsit në Ligën e Kombeve, të vlefshëm për kualifikim në Euro 2020, dhe sistemi “VAR” do të jetë një ndihmës tjetër në situata të dyshimta në fushën e lojës.