Zyrtare, Mourinho merr drejtimin e Romës

04.05.2021

Pak pasi zyrtarizoi largimin e Paulo Fonsecas nga detyra e trajnerit, Roma tani ka zyrtarizuar trajnerin e ri për edicionin 2021/22. Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Gjallorosëve nga sezoni i ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur vet klubi italian përmes një postimi në profilin e tyre në Twitter. Ai ka […]

Zyrtare, Mourinho merr drejtimin e Romës Foto: Ilustrim

Pak pasi zyrtarizoi largimin e Paulo Fonsecas nga detyra e trajnerit, Roma tani ka zyrtarizuar trajnerin e ri për edicionin 2021/22.

Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Gjallorosëve nga sezoni i ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vet klubi italian përmes një postimi në profilin e tyre në Twitter.

Ai ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë në kryeqytet deri në vitin 2024.

Së fundmi, Mourinho ishte trajner i Tottenhamit për dy vite.

Tekniku portugez ka përvojë edhe në Itali. Ai kishte drejtuar më herët Interin.