Zyrtare: Milot Rashica do të mungojë në ndeshjen ndaj Çekisë

Zyrtare: Milot Rashica do të mungojë në ndeshjen ndaj Çekisë
Çlirim Gashi

28.08.2019 / Sport

Ndihmës-selektori i Kosovës, Muharrem Sahiti ka konfimuar zyrtarisht se Milot Rashica do të mungojë në ndeshjet e shtatorit për Kosovën.

Në RTK ai ka thënë se deri dje kanë pasur shpresë se Rashica do të mund të vinte për të luajtur, por mbrëmë zyrtarisht janë njoftuar nga stafi I mjekëve të tij, se ai nuk do të mund të jetë i gatshëm për këto ndeshje. Sa i përket Kolollit, ai tha se duhet pritur ende për ta kuptuar nëse ai do të jetë në gjendje të luaj kundër Repubikës Çeke. Por Sahiti tha se ka prurje të reja të cilat do të jenë në dispozicion për Kosovën.

Ai konfirmoi se në mesin e të ftuarve do të jenë për herë të parë, Florent Muslija dhe Ibrahim Dresheviq. Kosova sic tha Sahiti, do të bëjë të pamundurën për ta fitur ndeshjen e 7 shtatorit për ti rritur edhe më shumë gjasat për kualifikim.

RAPORTO