Cristiano Ronaldo deri më tani ishte duke e pritur një suspendim nga UEFA për ndeshjen ndaj Atletico Madrid në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Skuadra italiane, Juventus eliminio skuadrën spanjolle, Atletico Madrid në fazën e eliminimeve nga Liga e Kampionëve.
Cristiano Ronaldo, gjatë asaj nate që po zhvillohet ndeshja, bëri një veprim jo të mirë duke i’u hakmarrë trajnerit të Atleticos, Diego Simeone.
Diego Simeone, filloi i pari që të bëjë veprime jo të mira, duke kapur organin gjenital, por Cristiano Ronaldo gjatë ndeshjes së kthimit ndaj Atletico Madridit, e bëri po të njejtën gjë të cilën e bëri Simeone, ku pasi përfundoi ndeshja, u përhapen disa spekulime që UEFA do ta dënojë Ronaldon.
Trajneri argjentinas, u dënua nga UEFA me 20 mijë euro gjobë pas atij veprimi jo të mirë, tani pritet që Cristiano Ronaldo të dënohet me një ndeshje duke mos luajtur, por edhe ai mori të njëjtin dënim që e mori Simeone.
Atletico Madrid e kishte fituar ndeshjen e parë 2 me 0 në Wanda Metropolitano, por që në Torino humbën 3 me 0 nga Juventusi.
Kurse, sipas disa gazetave italiane të sportit, thuhet se UEFA ka marrur vendim që mos ta dënojë Crisitiano Ronaldon për veprimin që ai e bëri.