Zyrtare: Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani transferohet te Napoli

Foto: Amir Rrahmani - (Adam Davy/PA Images via Getty Images)

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka kompletuar transferimin e tij te skuadra e Napolit.

25 vjeçari do të qëndrojë te Hellas Verona deri në fund të sezonit në formë huazimi, ndërsa në verë do t’i bashkohet napolitanëve.

Menaxheri i tij, Adrian Aliaj dhe vetë mbrojtësi janë fotografuar në Napoli dhe janë zbuluar edhe detajet e transferimit. Hellas Verona do të përfitoj 14 milion euro, ndërsa vetë Rrahmani plot 1.8 milion euro në sezon.

Kapiteni i Kosovës ka nënshkruar për 5 vite dhe ka bërë lëvizjen e jetës, duke u transferuar te një nga skuadrat më të mëdha në Itali. Rrahmani do të vihet në dispozicion të Gatussos sapo të mbarojë ky sezon aktual.

🎬🍿 Për eventin Ladies Night, Cineplexx dhuron udhëtim 4 ditor në Dubai, si dhe shumë shpërblime tjera në të gjitha sallat

Cineplexx organizon eventin Ladies Night, ku do të dhurojë shumë shpërblime në të gjitha sallat, ku shpërblimi kryesor do të jetë një udhëtim 4 ditor në Dubai.