Zyrtare: Mats Hummels rikthehet në Dortmund

Tashmë është bërë zyrtare, Mats Hummels ish-ylli i Bayern tani është rikthyer në klubin e tij ku i mori hapat e parë të karrierës, Borussia Dortmund.

Borussia Dortmund ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për të ri-nënshkruar me mbrojtësin e Bayern Munichut, Mats Hummels.

Hummels u largua nga Dortmundi për në Bayern më 2016 pasi kaloi tetë vjet në Parkun e Signal-Iduna dhe duke u vendosur si një nga qendrat më të mira në futbollin botëror.

Njoftimi për këtë lëvizje të mbrojtësit gjerman është dhënë sot nga të dyja skuadrat, të cilat kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje transferimi.

Ai ka vazhduar të shijojë sukses në Bayern, duke fituar tre tituj të Bundesligës, por tani do të kthehet në Dortmund në një marrëveshje me vlerë 38 milionë euro.

Pas arritjes së marrëveshjes, tani ka mbetur që Mats Hummels të kryej vetëm edhe testet mjekësore te skuadra e Dortmundit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.