Zyrtare, Martin Odegaard lojtar i Arsenalit

20.08.2021

Edhe përfundimisht norvegjezi, Martin Odegaard u largua nga klubi futbollistik spanjoll, Real Madridi. Madridi në krye me Florentino Perezin në vitin 2015 e bleu Odegaardin me qëllim që në të ardhmen të shëndrrohet në yll futbolli, por sipas tyre nuk është bërë një gjë e tillë, e për këtë edhe ka vendosur ta shesë. Ndërsa, […]

Zyrtare, Martin Odegaard lojtar i Arsenalit Foto: Ilustrim

Edhe përfundimisht norvegjezi, Martin Odegaard u largua nga klubi futbollistik spanjoll, Real Madridi.

Madridi në krye me Florentino Perezin në vitin 2015 e bleu Odegaardin me qëllim që në të ardhmen të shëndrrohet në yll futbolli, por sipas tyre nuk është bërë një gjë e tillë, e për këtë edhe ka vendosur ta shesë.

Ndërsa, tashmë edhe zyrtarisht Odegaard është lojtar i klubit futbollistik anglez, Arsenali.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë klubi anglez përmes një postimi në Twitter.

“Mirësevjen në shtëpi, Martin Odegaard”, ka shkruar Arsenal në Twitter.