Lionel Messi edhe zyrtarisht është një lojtar i Paris Saint-Germain.
Ylli argjentinas ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë skuadra franceze në rrjetet sociale.
“Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Leo Messit për një kontratë dy vjeçare me opsion të një viti të tretë”, ka shkruar klubi.
Klubi nga Ligue 1 ka në skuadër njërin nga më të mirët e historisë së futbollit.
A new 💎 in Paris!
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 10, 2021
PSGxMESSI ❤️💙 pic.twitter.com/scrp1su9a6