Zyrtare: Krasniqi e rinovon kontratën me Ballkanin

Zyrtare: Krasniqi e rinovon kontratën me Ballkanin
Çlirim Gashi

05.06.2021 / Sport


Ermal Krasniqi ka vazhduar kontratën me FC Ballkanin.

Lajmi është bërë i ditur nga FC Ballkani përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2023.

“Duke besuar në projektin e FC Ballkanit gjatë viteve të fundit dhe korrektësinë e shfaqur deri më tani ndaj meje si lojtar profesionist, për asnjë çast nuk pata dilemë për të vazhduar me klubin e zemrës.

Për Kosovë nuk e ndërroj klubin FC Ballkanin për asnjë klub tjetër, ndërsa për oferta nga klubet jashtë vendit jemi të hapur gjithmonë” – ka thënë Krasniqi për faqen zyrtare të klubit suharekas.

RAPORTO