Zyrtare: KB Ylli e nis mbarë vitin 2021, transferon basketbollistin amerikan

01.01.2021

Klubi Basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli e ka nisur mbarë vitin 2021, teksa është përforcuar me basketbollistin amerikan Mitchell Wilbekin. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi nga Suhareka, duke theksuar se transferimi i basketbollistit është dhuratë për fundvitë “Golden Eagle Ylli ju uronë gjitha të mirat në 2021 shëndet dhe dashuri.Dhurata për këtë […]

Zyrtare: KB Ylli e nis mbarë vitin 2021, transferon basketbollistin amerikan Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Klubi Basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli e ka nisur mbarë vitin 2021, teksa është përforcuar me basketbollistin amerikan Mitchell Wilbekin.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi nga Suhareka, duke theksuar se transferimi i basketbollistit është dhuratë për fundvitë

“Golden Eagle Ylli ju uronë gjitha të mirat në 2021 shëndet dhe dashuri.
Dhurata për këtë fund vit nga Golden Eagle Ylli për të gjith ju por jo e fundit për 2021. Welcome Mitchell Welbekin”, thuhet në postimin e KB Golden Eagle Ylli.

Kujtojmë se Wilbekin në vitin 2018 ka qenë pjesmarrës në NBA Draft.