Klubi italian, Juventus ka bërë të ditur se është zyrtarizuar transferimi i Matthijs de Ligt, i cili shquhet për talentin e tij si mbrojtës.

Matthijs de Ligt udhëtoi drejt Torinos për arsye që ta kompletojë transferimin e tij tek skuadra gjigante, Juventus, tani më De Ligt ka kryer edhe testet mjekësore.

Sot, Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e tij përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

Në njoftimin e klubit italian thuhet se: “Juventus njofton se ka arritur një marrëveshje me Ajaxin për blerjen përfundimtare të të drejtave për regjistrimit të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Matthijs de Ligt për një shumë prej 75 milionë”.

Siç bëhet e ditur mbrojtësi i ri i Juventusit, ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare.