[ZYRTARE] Inicime disiplinore ndaj lojtarit të FC Ballkanit

13.03.2021

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 12.03.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së XXIV të Superligës së Kosovës dhe takimeve të xhiros së […]

[ZYRTARE] Inicime disiplinore ndaj lojtarit të FC Ballkanit Foto: Ilustrim

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 12.03.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së XXIV të Superligës së Kosovës dhe takimeve të xhiros së 18-të të Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, duke iu referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:

V E N D I M E

1.ndaj SC “ Gjilani” , në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave, lëshim në organizim në ndeshjen Gjilani –Arbëria e javës së 23-të të Superligës, zhvilluar në terrenin me bar sintetik në Gjilan. Sipas raporteve të zyrtarëve , pas përfundimit të ndeshjes personi i paautorizuar (nuk ishte në protokollin zyrtar) , Sevdai Robelli hyn në fushë dhe ofendon gjyqtarët e ndeshjes, me çka reagon policia e cila i shoqëroi gjyqtarët deri në zhveshtore. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore: DËNOHET ME VËREJTJE TË FUNDIT.

2.ndaj kryetarit SC “ Gjilani” , Florim Zuka, nr ID 007215M70 , në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave në ndeshjen Gjilani –Arbëria e javës së 23-të të Superligës. Sipas raporteve e zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes, Florim Zuka hyn në lokalet zyrtare dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1pika C të Rregullores disiplinore: DËNOHET ME 300 EURO. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

3.ndaj drejtorit të SC Gjilani, Sevdai Robelli, nr ID 007656M79, në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave në ndeshjen Gjilani –Arbëria, e javës së 23 të Superligës. Sipas raporteve të zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes, Sevdai Robelli hyn në fushë dhe ofendon gjyqtarët e ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore: DËNOHET ME 500 EURO. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

4.ndaj kryetarit të KF “KEK-u” , Besnik Mjeku në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave. Sipas raporteve të zyrtarëve, pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi B Ramiz Sadiku – KEK-u, derisa gjyqtarët shkonin në zhveshtore i kërcënoi dhe i ofendoi gjatë gjithë rrugës duke vazhduar edhe brenda zhveshtorve. I njëjti ishte nën masën disiplinore të shqiptuar nga Komisioni Disiplinor i FFK-së. Bazuar në nenin 82 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore: DËNOHET me ndalesë të mos kryerjes së detyrës së kryetarit dhe të gjitha funksionet tjera në klub të organizuar nga FFK-së në kohëzgjatje për një (1) muaj.

5.ndaj kryetrajnerit të KF “ Istogu”, Nazmi Rama me nr licence 00057 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq direkt në ndeshjen e javës së 17 të Ligës së Parë, Grupi A Dukagjini –Istogu. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes, ofendim ndaj asistentit të parë të ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d të Rregullores disiplinore: DËNOHET me ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

6.ndaj lojtarit të KF “ Drenasi “ Florim Shala me nr fanelle 22 nr ID 011361M92 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Parë Grupi A java 17 , Malisheva –Drenasi . Sipas raporteve të zyrtarëve , fyerje ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore. DËNOHET: me ndalesë loje 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

7.ndaj përfaqësuesit zyrtar KF “Vllaznia” nga Pozharani , Agron Pira me nr personal 1171550056 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave. Sipas raporteve të zyrtarëve ofendim I rëndë ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Ligës së Parë Grupi A java 17, 2 Korriku-Vllaznia –Pozharan. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1pika C të Rregullores disiplinore: DËNOHET ME 200 EURO. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Inicime disiplinore:
– ndaj lojtarit me nr fanelle 33 të FC Ballkani, Arbër Pekazi, ID.000356M89 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave në ndeshjen Arbëria-Ballkani e javës së 24 të Superligës, zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Sjellje jo sportive, në minutën e 71, referi e ndëshkon me kartonin e kuq pas dy të verdhëve. Lojtari fillon me ofendime të rënda ndaj referit kryesor. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1, i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë nga lojtari i KF ” Ballkani” Arbër Prekazi deri me datë 16.03.2021 ora 13:00.

-ndaj: lojtarit me nr.22 të KF Ferizaj, Elbasan Thaqi, ID.nr.001606M91 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave në ndeshjen e Ligës së Parë Grupi A java e 18-të, Ferizaj-Vitia. Ndëshkim me karton të kuq direkt, ndërhyrje e rrezikshme me taka në kokë, duke ia pa mundësuar vazhdimin e lojës lojtarit kundërshtar. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF ”Ferizaj”, Elbasan Thaqi deri me datë 16.03.2021 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 ditëve nga data e sjelljes së tij; datë 12.03.2021, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.