Zyrtare, Hansi Flick trajner i Kombëtares së Gjermanisë

25.05.2021

Kohë më parë Hansi Flick kishte njoftuar klubin gjerman, Bayern Munich, se ai dëshiron të largohet nga pozita e trajnerit në klub dhe të vazhdojë karrierën e tij jashtë klubit. Flick tashmë është emëruar trajner i Kombëtares së Gjermanisë dhe se pritet të ulet në stol pas Kampionatit Europian “EURO 2020”. Ish-trajneri i Bayern Munich […]

Zyrtare, Hansi Flick trajner i Kombëtares së Gjermanisë Foto: Ilustrim

Kohë më parë Hansi Flick kishte njoftuar klubin gjerman, Bayern Munich, se ai dëshiron të largohet nga pozita e trajnerit në klub dhe të vazhdojë karrierën e tij jashtë klubit.

Flick tashmë është emëruar trajner i Kombëtares së Gjermanisë dhe se pritet të ulet në stol pas Kampionatit Europian “EURO 2020”.

Ish-trajneri i Bayern Munich ka firmosur kontratë me DFB.

Hansi Flick pritet ta zë vendin e trajnerit aktual të Kombëtares Gjermane, Joachim Low, i cili do ta udhëheq skuadrën kombëtare deri në fund të EURO2020.