[ZYRTARE] Golden Eagle Ylli transferon Mikaile Tmusic
Tashmë pas përfundimit të Superligës së Kosovës në basketboll, klubet veçse fillojnë transferimin apo shitjen e lojtarëve. Si çdo klub tjetër edhe klubi basketbollistik nga Suhareka ka filluar me transferimin dhe shitjen e lojtarëve. Golden Eagle përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se ka transferuar basketbollistin, Mikaile Tmusic. “Mikaile Tmusic […]
Tashmë pas përfundimit të Superligës së Kosovës në basketboll, klubet veçse fillojnë transferimin apo shitjen e lojtarëve.
Si çdo klub tjetër edhe klubi basketbollistik nga Suhareka ka filluar me transferimin dhe shitjen e lojtarëve.
Golden Eagle përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se ka transferuar basketbollistin, Mikaile Tmusic.
“Mikaile Tmusic nga sot pjesë e Golden Eagle Yllit!”, ka shkruar klubi suharekas në “Facebook”.
Kujtojmë se Golden Eagle Ylli për sezonin 2020/21 është shpallur kampion i Superligës së Kosovës si dhe kampion i Ligës Unike.