Zyrtare, Golden Eagle Ylli transferon Jay Threatt

27.09.2022

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli është duke vazhduar me përforcim të klubit me lojtarë të rinj. Golden Eagle Ylli përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se ka transferuar basketbollistin, Jay Threatt. Threatt ka përvojë të madhe në liga më të larta si Francë, Lituani, Greqi, Poloni. Po ashtu, […]

Zyrtare, Golden Eagle Ylli transferon Jay Threatt Foto: Ilustrim

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli është duke vazhduar me përforcim të klubit me lojtarë të rinj.

Golden Eagle Ylli përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se ka transferuar basketbollistin, Jay Threatt.

Threatt ka përvojë të madhe në liga më të larta si Francë, Lituani, Greqi, Poloni.

Po ashtu, ai së fundmi ka qenë pjesë e ekipit të Wilki Morskie Szczecin.

Njoftimi i plotë i KB Yllit:

NJOFTIM!

Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me lojtarin Jay Threatt i cili ka përvoj të madhe në liga më të larta si Francë, Lituani, Greqi, Poloni ku së fundmi ai ka qenë pjesë e ekipit Wilki Morskie Szczecin

Welcome Jay