[ZYRTARE] Golden Eagle Ylli ndanë rrugët me trajnerin Gezer

[ZYRTARE] Golden Eagle Ylli ndanë rrugët me trajnerin Gezer
Çlirim Gashi

22.03.2021 / Sport

Fatih Gezer më nuk do të jetë trajner i Golden Eagle Ylli.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi nga Suhareka, duke njoftuar se rrugët janë ndarë me marrëveshje të dyanshme.

“Me marreveshje te dy anshme kemi shkeputur marreveshjen me trajnerin Fatih Gezer.

Golden Eagle Ylli e falenderon dhe i uron sukses ne te ardhmen”, thuhet nder tjera në njoftimin e Yllit.

Skuadra nga Suhareka tutje ka bërë të ditur se nesër do të prezantohet trajneri i ri. 

RAPORTO