Zyrtare: Golden Eagle Ylli arrin marrëveshje me Sidy Mohamed Djitte

11.03.2020

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me basketbollistin Sidy Mohamed Djitte. Golden Eagle Ylli ka njoftuar se Sidy Mohamed Djitte pritet të jetë ndihmesë e madhe nën trapez për ndeshjet e radhës për ekipin suharekas. Djitte është i gjatë 208 Cm dhe luan në pozitën 5(C). Po ashtu […]

Zyrtare: Golden Eagle Ylli arrin marrëveshje me Sidy Mohamed Djitte Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me basketbollistin Sidy Mohamed Djitte.

Golden Eagle Ylli ka njoftuar se Sidy Mohamed Djitte pritet të jetë ndihmesë e madhe nën trapez për ndeshjet e radhës për ekipin suharekas.

Djitte është i gjatë 208 Cm dhe luan në pozitën 5(C).

Po ashtu Djitte ishte pjesë e kolegjit Clemson Tigers. ku luajit me mesatare prej 7 pikë. 8 kërcime, 1 bllokadë e 1 asistim për ndeshje.

Sidy Muhamedd Djitte në sezonën 17-18 ishte pjesë e ekipit Sutjeska nga Mali i Zi ku luajti me mesatare të dyfishtë prej 14 pikë dhe 12 kërcime e 1.5 bllokada për ndeshje.