Zyrtare: Gianluigi Buffon largohet nga Paris Saint-Germain

Pas vetëm një sezoni të kaluar te Paris Saint-Germain, Gianluigi Buffon ka vendosur që të largohet nga “Parc de Princes”.

Gianluigi Buffon u bashkua me kampionin francez vitin e kaluar, ku kishte nënshkruar kontratë një vjeçare. PSG ka njoftuar sot se kjo kontratë nuk është vazhduar dhe portieri italian do të largohet.

Gjatë kësaj përiudhe, 41 vjeçari ka zhvilluar 25 ndeshje me Parisin në të gjitha garat, duke fituar titullin e kampionit për sezonin 2018/19.

Paris Saint Germain kanë falenderuar ‘’Gigin’’ për kontributin e tij dhe i kanë uruar gjithë të mirat për të ardhmen e tij.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.