Zyrtare: Formacioni i Barcelonës dhe Real Madrid në “El Clasico”

06.02.2019

Sonte, do të zhvillohet ndeshja e ‘EL Clasico”, ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, ku skuadra katalunase, Barcelona do të jetë nikoqir i gjysmëfinales së parë në Kupën e Mbretit. Barcelona, në këtë garë ka arritur që në 4 vitet e fundit të dalë fitimtare, ku dështoi vetëm një herë që të kualifikohet në finale në […]

Zyrtare: Formacioni i Barcelonës dhe Real Madrid në “El Clasico” Foto: Ilustrim

Sonte, do të zhvillohet ndeshja e ‘EL Clasico”, ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, ku skuadra katalunase, Barcelona do të jetë nikoqir i gjysmëfinales së parë në Kupën e Mbretit.

Barcelona, në këtë garë ka arritur që në 4 vitet e fundit të dalë fitimtare, ku dështoi vetëm një herë që të kualifikohet në finale në 8 vitet e fundit.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në ‘’Camp Nou’’ me fillim prej orës 21:00, kurse ndeshja kthyese zhvillohet me 26 shkurt në ‘’Santiago Bernabeu’’.

Po ashtu, sot janë bërë zyrtare formacionet e dy skuadrave, se cilët lojtarë do të jenë startues të ndeshjes.

Po ashtu, Goal.com publikoi një formacion me 11-shën më të mirë të kombinuar prej të dy skuadrave, ku ka shumë pak surpriza në këtë përzierje.

Formacioni startues i Barcelonës është: 1. Marc-Andre ter Stegen, 2. Gerard Pique, 3. Clement Lenglet, 4. Jordi Alba, 5. Sergi Roberto, 6. Ivan Rakitic, 7. Sergio Busquets, 8. Arthur, 9. Philippe Coutinho, 10. Luis Suarez, 11. Carles Alena, dhe trajneri i skuadrës, Ernesto Valverde.

Kurse, formacioni startues i Real Madridit është: 1. Keylor Navas, 2. Daniel Carvajal, 3. Sergio Ramos, 4. Raphael Varane, 5. Sergio Reguilon, 6. Toni Kroos, 7. Luka Modric, 8. Casemiro, 9. Karim Benzema, 10. Gareth Bale, 11. Vinicius Juinor, dhe trajneri i skuadrës, Santiago Solari.

Ndërsa sipas Goal.com formacioni më i mirë i kombinuar i kësaj ndeshje është: Ter Stegen, Dani Carvajal, Sergio Ramos, Gerard Pique, Jordi Alba, Sergio Busquets, Ivan Rakitic, Luca Modric, Lionel Messi, Luis Suarez, Karim Benzema.