Zyrtare, finalja Chelsea – Manchester City luhet në Porto

13.05.2021

Ashtu siç pritej, UEFA ka ndryshuar për të dytin vit radhazi vendin e finales së Champions League duke privuar Stambollin me stadiumin “Ataturk”. Pasi Turqia u fut në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë nga përpjapja e infektimeve me covid-19, UEFA vendosi të spostojë finalen e 29 Majit dhe u mendua fillimisht Wembley. Në […]

Zyrtare, finalja Chelsea – Manchester City luhet në Porto Foto: Ilustrim

Ashtu siç pritej, UEFA ka ndryshuar për të dytin vit radhazi vendin e finales së Champions League duke privuar Stambollin me stadiumin “Ataturk”.

Pasi Turqia u fut në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë nga përpjapja e infektimeve me covid-19, UEFA vendosi të spostojë finalen e 29 Majit dhe u mendua fillimisht Wembley.

Në bisedimet me autoritetet angleze, qeveria e futbollit europian nuk mori dot dritën jeshile që 2000 bileta VIP të shmangin karantinën kur të futen në Angli dhe kjo ishte arsye kryesore që detyroi Ceferin të ndërmerrte një tjetër hap, zhvendosjen e saj në Porto.

Tashmë në “Estadio Do Dragao”, do të lejohen 12 mijë tifozë dhe tifozët e të dyja skuadrave do të pajisen me nga 6 mijë bileta.