Zyrtare, FC Ballkani shkarkon trajnerin Bekim Isufi

21.12.2021

Ballkani e ka falënderuar Isufin për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klub dhe i dëshirojnë shumë suksese në vazhdim. Ndërkaq, klubi suharekas ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vazhdim do të njoftojnë për shefin e ri të shtabit teknik. Njoftimi i plotë: Të dashur tifoz, Ju njoftojmë që klubi ka vendosur […]

Zyrtare, FC Ballkani shkarkon trajnerin Bekim Isufi Foto: Ilustrim

Ballkani e ka falënderuar Isufin për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klub dhe i dëshirojnë shumë suksese në vazhdim.

Ndërkaq, klubi suharekas ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vazhdim do të njoftojnë për shefin e ri të shtabit teknik.

Njoftimi i plotë:

Të dashur tifoz,

Ju njoftojmë që klubi ka vendosur të ndërprej bashkëpunimin me Trajnerin Bekim Isufi.

Trajnerin e falenderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim.

Gjat ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik.

Na priftë e mbara Suharekë
FC Ballkani