Zyrtare: FC Ballkani përforcohet me një mesfushor

28.12.2020

Ballkani ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Diar Miftaraj, që më herët ishte pjesë e Drenicës. Pas shkarkimit të Ismet Munishit, klubi suharekas ka nisur të përforcohen. Transferimin e Miftaraj, klubi nga Suhareka e ka konfirmuar përmes një komunikate. Njoftimi i plotë pa ndërhyrje: “Diar Miftaraj i bashkohet FC Ballkani, Mesfushori i palodhshem ne të kaluaren […]

Zyrtare: FC Ballkani përforcohet me një mesfushor Foto: Ilustrim

Ballkani ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Diar Miftaraj, që më herët ishte pjesë e Drenicës.

Pas shkarkimit të Ismet Munishit, klubi suharekas ka nisur të përforcohen.

Transferimin e Miftaraj, klubi nga Suhareka e ka konfirmuar përmes një komunikate.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

“Diar Miftaraj i bashkohet FC Ballkani, Mesfushori i palodhshem ne të kaluaren ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave FC Besa, FC Prishtina dhe së fundi FC Drenica, ndërsa nga sot Diar Miftaraj do të bart fanelën e portokallt. Na priftë e mbara”, shkroi klubi në Facebook.