Zyrtare: Eric Garcia i bashkohet Barcelonës

01.06.2021

Pas blerjes së Sergio Kun Aguero, Barcelona ka vendosur që të transferojë edhe një lojtar tjetër. Aguero u prezantua dje te Barcelona, ndërsa sot do të prezantohet një tjetër futbollist. Tashmë edhe zyrtarisht Eric Garcian i është bashkuar Barcelonës. Në komunikatë të Barcelonës thuhet se Garcian do t’i bashkohet klubit nga 1 korriku, kur edhe […]

Zyrtare: Eric Garcia i bashkohet Barcelonës Foto: Ilustrim

Pas blerjes së Sergio Kun Aguero, Barcelona ka vendosur që të transferojë edhe një lojtar tjetër.

Aguero u prezantua dje te Barcelona, ndërsa sot do të prezantohet një tjetër futbollist.

Tashmë edhe zyrtarisht Eric Garcian i është bashkuar Barcelonës.

Në komunikatë të Barcelonës thuhet se Garcian do t’i bashkohet klubit nga 1 korriku, kur edhe i përfundon kontrata me Manchester City.

“FC Barcelona dhe Eric Garcia kanë arritur një marrëveshje që lojtari të bashkohet me klubin nga 1 korriku kur kontrata e tij me Manchester City përfundon.

Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit 2025/26 dhe klauzola e tij e blerjes përcaktohet në 400 milionë euro”, thuhet në komunikatë.

“Eric Garcia do të paraqitet sot, e martë, si një lojtar i Barçës me orarin: Në 1.15 pasdite, nënshkrimi i kontratës në suitën President Suñol në një ngjarje private”.

“Në orën 2.00 pasdite, sesioni fotografik në fushë në Camp Nou”.

“Në orën 2.30 pasdite, prezantimi dhe konferenca pasuese për shtyp në Auditori 1899”, thuhet më tej.

“Për shkak të masave anti-Covid, prezantimi i nënshkrimit të ri te Barça do të bëhet me dyer të mbyllura dhe mund të ndiqet në të gjithë botën nga 1.00 pasdite në Barça TV +”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe mbrojtësi, Eric Garcia u bashkua me Akademinë e Barçës në 2008 dhe vazhdoi zhvillimin e tij në La Masia deri në vitin 2017 kur u largua për në Manchester City ku kaloi katër sezone duke u paraqitur në nivelin U-19, U-23 dhe për ekipin e parë.