Zyrtare Edon Zhegrova tek FC Basel

Më në fund është bërë zyrtare edhe nga vetë klubi, FC Basel transferimi i yllit kosovar, Edon Zhegrova.

Prej ditësh për të mos thënë javësh është folur se Zhegrova do të kalonte gjatë këtij muaji në FC Basel, por skuadrës zvicerane i ka marrë shumë kohë kompletimi i kalimit të tij nga liga e Belgjikës tek ajo e Zvicerane.

Edon Zhegrova do të mbajë numrin 30, siç raportuan edhe mediat zvicerane të sportit.

Njoftimi për transferimin e Edon Zhegrovës është bërë i ditur nga skuadra zvicerane, FC Basel në faqen zyrtare në Facebook.

Prezantimi i Edon Zhegrovës në stadiumin e FC Basel

Është njëri prej talentëve më premtues Shqipëtar, dhe shpresojmë se do të vazhdojë të ngritet profesionalisht në mënyrë graduale.

RAPORTO