Zyrtare: Eden Hazard në Real Madrid

Mori fund telenovela mes Chelsea, Real Madrid dhe yllit belg Eden Hazard. Ky i fundit, nga mbrëmja e së premtes është futbollist i madrilenëve.

Ish-numri 10 i Bluve të Londrës, në kontakte me Los Blancos dhe trajnerin Zinedine Zidane prej shumë kohësh, ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me ekipin nga “Bernabeu” deri në vitin 2024.

Ylli i Chelseat Eden Hazard ka përfunduar një lëvizje tek Real Madrid në një marrëveshje prej 100 milionë eurosh.

Blancos dërgoi përfaqësues në Londër këtë javë për t’u takuar me drejtorin e Chelsea Marina Granovskaia, dhe Hazard tani zyrtarisht ka bërë lëvizjen në Madrid pas shtatë sezoneve në Chelsea.

28-vjeçari nuk ka bërë asnjë sekret të dëshirës së tij për t’u bashkuar me Real Madridin, duke e quajtur këtë veprim një ‘ëndërr’ afër fillimit të sezonit 2018-19.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.