ZYRTARE: Drenica dhe trajneri Bledar Devolli ndajnë rrugët
Drenica ka njoftuar për largimin e trajnerit të saj, Bledar Devollit. Nërmjet një postimi, klubi njoftoi për ndarjen me teknikun nga Shqipëria. Postimi i plotë: “Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli, pas takimit me presidentin e klubit z. Ilir Veliqi, ka paraqitur dorëheqje e tij të parevokueshme, pas eleminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga…
Drenica ka njoftuar për largimin e trajnerit të saj, Bledar Devollit.
Nërmjet një postimi, klubi njoftoi për ndarjen me teknikun nga Shqipëria.
Postimi i plotë:
“Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli, pas takimit me presidentin e klubit z. Ilir Veliqi, ka paraqitur dorëheqje e tij të parevokueshme, pas eleminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës.
Presidenti i klubit, pasdite aprovoi dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë.Ne e falenderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe. Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës.
Drejtuesit e klubit shumë shpejt do ta zyrtarizojnë trajnerin e ri që do t’a udhëheq skuadrën në vazhdim”.