Zyrtare: Drejtori sportiv Avni Bytyqi largohet nga Ballkani
Drejtori sportiv i Ballkanit, Avni Bytyqi, ka dhënë dorëheqje nga pozita, të cilën e ka ushtruar deri më tash në klubin nga Suhareka. Lajmi konfirmohet për “Zeri.info” nga vet Bytyqi, i cili i ka zbuluar edhe arsyet e dorëheqjes. “Që nga sot nuk jam më drejtor sportiv te Ballkani. Arsyet e largimit janë personale. Jam […]
Drejtori sportiv i Ballkanit, Avni Bytyqi, ka dhënë dorëheqje nga pozita, të cilën e ka ushtruar deri më tash në klubin nga Suhareka.
Lajmi konfirmohet për “Zeri.info” nga vet Bytyqi, i cili i ka zbuluar edhe arsyet e dorëheqjes.
“Që nga sot nuk jam më drejtor sportiv te Ballkani. Arsyet e largimit janë personale. Jam ndarë si është më së miri me presidentin Arsim Kabashi.
Me këtë rast dua që t’i falënderojë përzemërsisht vëllezërit Kabashi, të cilët janë tejet korrekt. Ballkanit i dëshirojë suksese dhe gjitha të mirat në vazhdim. Ka qenë përvojë e mrekullueshme te Ballkani”, ka thënë Avni Bytyqi të enjten mbrëma për “Zeri.info”.
Ndryshe Ballkani në edicionet e fundit ka qenë ndër klubet më të organizuara në Kosovë.