Zyrtare: Cristiano Ronaldo rikthehet në Manchester United

27.08.2021

Manchester United ka arritur marrëveshje me Juventusin për Cristiano Ronaldon, ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit. “Manchester United është e ngazëllyer të konfirmojë se klubi ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e Cristiano Ronaldos” thuhet në faqen zyrtare të klubit. ‘Cristiano, një fitues pesë herë i Topit të Artë, deri më tani ka fituar […]

Zyrtare: Cristiano Ronaldo rikthehet në Manchester United Foto: Ilustrim

Manchester United ka arritur marrëveshje me Juventusin për Cristiano Ronaldon, ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit.

“Manchester United është e ngazëllyer të konfirmojë se klubi ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e Cristiano Ronaldos” thuhet në faqen zyrtare të klubit.

‘Cristiano, një fitues pesë herë i Topit të Artë, deri më tani ka fituar mbi 30 trofe të mëdhenj gjatë karrierës së tij, duke përfshirë pesë tituj të Ligës së Kampionëve, katër Kupa Botërore të Klubeve FIFA, shtatë tituj ligash në Angli, Spanjë dhe Itali, dhe Kampionatin Europian për Portugalinë’.

Cristiano Ronaldo në të kaluarën kishte regjistuar 292 paraqitje me ‘djajtë’ në të gjitha kompeticionet, duke realizuar 118 gola.

Raportohet se Cristiano ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me ‘djajtë’ ku do të përfitojë rreth 25 milion euro për sezon, dhe do të paguhet rreth 500 mij funte në javë, sipas gazetave italiane.