Zyrtare: Chelsea zgjat kontratën me trajnerin Tuchel

04.06.2021

Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht zgjatjen e kontratës me trajnerin gjerman, Thomas Tuchel. Chelsea nën drejtimin e Tuchelit gjithashtu arriti në finalen e Kupës FA ku një gol i vetëm Leicester City i mposhti, por suksesi në Ligën e Kampionëve ka befasuar të gjithë. Pas këtyre rezultateve, Chelsea ka vendosur t’ia zgjasë kontratën Tuchelit deri në […]

Zyrtare: Chelsea zgjat kontratën me trajnerin Tuchel Foto: Ilustrim

Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht zgjatjen e kontratës me trajnerin gjerman, Thomas Tuchel.

Chelsea nën drejtimin e Tuchelit gjithashtu arriti në finalen e Kupës FA ku një gol i vetëm Leicester City i mposhti, por suksesi në Ligën e Kampionëve ka befasuar të gjithë.

Pas këtyre rezultateve, Chelsea ka vendosur t’ia zgjasë kontratën Tuchelit deri në vitin 2024, pasi kishte kontratë vetëm edhe për sezonin e ardhshëm.

“Klubi i Futbollit Chelsea është shumë i lumtur të konfirmojë që, pas triumfit tonë në Ligën e Kampionëve, kontrata e Thomas Tuchel është zgjatur me dy vjet, siç ishte rënë dakord kur ai u bashkua me klubin”, thuhet në njoftim e Chelseat.