Zyrtare: Bytyqi ndan rrugët me FC Ballkanin

05.06.2022

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet klubi suharekas përmes një postimi në Facebook. Nga Ballkani bëhet e ditur se ka qenë Bytyqi që ka bërë kërkesë për të shkëputur kontratën me klubin. Klubi i Ballkanit i ka uruar Bytyqit fat dhe suksese në karrierë, gjithashtu e ka falënderuar përzemërisht për djersën […]

Zyrtare: Bytyqi ndan rrugët me FC Ballkanin Foto: Ilustrim

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet klubi suharekas përmes një postimi në Facebook.

Nga Ballkani bëhet e ditur se ka qenë Bytyqi që ka bërë kërkesë për të shkëputur kontratën me klubin.

Klubi i Ballkanit i ka uruar Bytyqit fat dhe suksese në karrierë, gjithashtu e ka falënderuar përzemërisht për djersën e derdhur gjatë këtyre viteve sa ishte pjesë e Ballkanit.

Postimi i plotë i Ballkanit:

𝗙𝗔𝗟𝗘𝗠𝗜𝗡𝗗𝗘𝗥𝗜𝗧 𝗥𝗔𝗠𝗜𝗭 𝗕𝗬𝗧𝗬𝗤𝗜!

Ne e mirëkuptuam vendimin e Bytyqit pas kërkeses për të shkëputur kontratën me klubin tonë.

Ramizit i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në karrier , gjithashtu e falenderojmë përzemërsisht për djersën e dërdhur gjatë këtyre viteve sa ishe pjesë e FC Ballkanit.

𝗥𝗮𝗺𝗶𝘇 , dyert e FC Ballkanit do të jen gjithmonë të hapura për ty!! @ramizbytyqi23

Të priftë e mbara 𝗞𝗮𝗺𝗽𝗶𝗼𝗻!