Skuadra katalunase, FC Barcelona ka kompletuar klauzolën e transferimit të Antoine Griezmann, i cili kushtoi 120 milionë euro.
Disa thashetheme të zgjatura të transferimit tani më kanë marrur fund, Griezmann vendosi që ta lë kryeqytetin spanjoll për klubin e katalunisë.
Barcelona ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e Antoine Griezmann nga Atletico Madrid. Blaugranët kanë paguar kushtin e plotë të lirimit prej 120 milionë eurosh.
Ky veprim nuk është mbyllur pa dramë, megjithatë, pasi Atletico Madrid kohët e fundit ka goditur vetë Barçën dhe Griezmann për sjelljen e tyre pasi u zbulua se të dyja palët kishin qenë në negociata dhe arritën një marrëveshje në muajin mars.
Atletico Madrid u informua nga vetë Griezmann në muajin maj se ai donte të largohej në fund të sezonit, duke e zhgënjyer më tej klubin spanjoll, pasi vonoi publikimin e synimit të tij.
Për këtë transferim e ka bërë të ditur edhe klubi katalunas, FC Barcelona përmes një postimi në rrjetet sociale duke shkruar “Ju ishit duke pritur për këtë…”.