ZYRTARE: Barcelona lanson ‘bombën’, prezanton një super-futbollist
Barcelona dhe Palmeiras kanë arritur marrëveshje për transferimin e Matheus Fernandes Siquera, i cili do t’i bashkohet klubit katalunas më 1 korrik të këtij viti. Shuma e transferimit është shtatë milionë euro, plus tre milionë euro në formë bonusesh. Futbollisti brazilian do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me Barcelonën, derisa klauzola e tij e lirimit do […]
Barcelona dhe Palmeiras kanë arritur marrëveshje për transferimin e Matheus Fernandes Siquera, i cili do t’i bashkohet klubit katalunas më 1 korrik të këtij viti.
Shuma e transferimit është shtatë milionë euro, plus tre milionë euro në formë bonusesh.
Futbollisti brazilian do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me Barcelonën, derisa klauzola e tij e lirimit do të jetë 300 milionë euro, shkruan Zëri.info.
Matheus është lindur në Itaborai në Brazil.
Mesfushori e nisi karrierën në grupmoshat e reja të Botafogos, derisa me skuadrën e parë debutoi në vitin 2016.
Për dy vite, ai bëri 76 paraqitje me klubin brazilian, derisa vitin e kaluar ai u transferua te Palmeiras.
Në Palmeiras, Matheus ka bërë 11 ndeshje, ku ka shënuar një gol.
Në nivel ndërkombëtar, ai ka përfaqësuar Brazilin në grupmoshat U-17 dhe U-20.