Zyrtare, Ballkani shkarkon trajnerin, Bledi Shkëmbi

06.05.2021

Sot Ballkani ka zhvilluar ndeshjen ndaj Arbërisë në xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës. Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku Ballkani ka humbur me rezultat 2-3. Pas rezultateve jo të mira të ndeshjeve të fundit, Ballkani ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Bledi Shkëmbi. “Njoftim per Opinionin […]

Zyrtare, Ballkani shkarkon trajnerin, Bledi Shkëmbi Foto: Ilustrim

Sot Ballkani ka zhvilluar ndeshjen ndaj Arbërisë në xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku Ballkani ka humbur me rezultat 2-3.

Pas rezultateve jo të mira të ndeshjeve të fundit, Ballkani ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Bledi Shkëmbi.

“Njoftim per Opinionin futbolldashës. Pas rezultateve te dobta, sidomos ne 2 ndeshjet e fundit, klubi ka marr vendim te nderpres bashkpunimin me trainerin Bledi Shkembi.

E falemderojme per punen e palodheshme dhe suksese ne te ardhmen”, shkruan Ballkani në Facebook.