Zyrtare: Ballkani prezanton sulmuesin malazez

16.08.2022

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, malazezin Dejan Zarubica. Së fundmi, Zarubica ishte pjesë e skuadrës shqiptare të Laçit. Sulmuesi nga Mali i Zi ka firmosur kontratë me kampionët e Kosovës deri në verën e vitit 2024. Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:  Mirë se vjen 𝗗𝗘𝗝𝗔𝗡 𝗭𝗔𝗥𝗨𝗕𝗜𝗖𝗔 Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se […]

Zyrtare: Ballkani prezanton sulmuesin malazez Foto: Ilustrim

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, malazezin Dejan Zarubica.

Së fundmi, Zarubica ishte pjesë e skuadrës shqiptare të Laçit.

Sulmuesi nga Mali i Zi ka firmosur kontratë me kampionët e Kosovës deri në verën e vitit 2024.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani: 

Mirë se vjen 𝗗𝗘𝗝𝗔𝗡 𝗭𝗔𝗥𝗨𝗕𝗜𝗖𝗔

Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi anësor 𝗗𝗘𝗝𝗔𝗡 𝗭𝗔𝗥𝗨𝗕𝗜𝗖𝗔 është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Sulmuesi nga Mali i Zi ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

Në të shkuarën, 𝗗𝗘𝗝𝗔𝗡 ka luajtur me ekipe si 𝗙𝗞 𝗜𝘀𝗸𝗿𝗮, 𝗕𝘂𝗱𝘂𝗰𝗻𝗼𝘀𝘁 𝗣𝗼𝗱𝗴𝗼𝗿𝗶𝗰𝗮 , 𝗙𝗞 𝗟𝗼𝘃𝗰𝗲𝗻 si dhe së fundmi ishte pjesë e 𝗞𝗙 𝗟𝗮ç𝗶.

Vlen të ceket se në edicionin e kaluar ka luajtur 31ndeshje , ku ka shënuar 9 gola dhe 5 asistime.

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.

Na priftë e mbara Suharekë