Zyrtare, Ballkani nënshkruan me Lumbardh Dellovën për tri vite

22.12.2021

Suharekasit njoftuan se kanë arritur akordin me 23-vjeçarin, duke nënshkruar kontratë për tre vite. Dellova në Superligë rikthehet nga Hajduk Spliti, skuadër ku ka qenë pjesë nga viti 2018. Njoftimi i plotë i FC Ballkanit: Të dashur tifozë Klubi i Ballkanit ka kënaqësinë që pas një periudhe të gjatë të negocimeve të prezantojë mbrojtësin, LUMBARDH […]

Zyrtare, Ballkani nënshkruan me Lumbardh Dellovën për tri vite Foto: Ilustrim

Suharekasit njoftuan se kanë arritur akordin me 23-vjeçarin, duke nënshkruar kontratë për tre vite.

Dellova në Superligë rikthehet nga Hajduk Spliti, skuadër ku ka qenë pjesë nga viti 2018.

Njoftimi i plotë i FC Ballkanit:

Të dashur tifozë

Klubi i Ballkanit ka kënaqësinë që pas një periudhe të gjatë të negocimeve të prezantojë mbrojtësin, LUMBARDH DELLOVA!

23 vjeçari që u shpall kampion me Prishtinën sezonin e kaluar dhe ishte një nga lojtarët më të dalluar , nga dita e sotme do të mbrojë ngjyrat e ekipit tonë.

Lumbardh Dellova ka firmosur një kontratë për 3 vite me ekipin tonë dhe është një armë e fortë që na shtohet në mbrojtje. Dellova më parë është aktivizuar me ekipe si Liria, Prishtina dhe Hajduku Splitit prej ku bashkohet në radhët tona.

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje mbrojtësit më të ri dhe shumë suksese me ekipin tonë. Mirësevjen kampion.

Na priftë e mbara Suharekë.