Zyrtare: Ballkani bën “goditjen” e madhe, transferon talentin që ka luajtur në Porto dhe Gjermani
Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka filluar me përgatitjet për edicionin e ri të Superligës së Kosovë. Po ashtu Ballkani është duke bërë edhe transferime të lojtarëve, në mënyrë që të jetë sa më e përgatitur për sezonin 2021/22 në Superligë. Ekipi nga Suhareka ka transferuar Malsor Ajetin. Kështu ka bërë të ditur vet klubi […]
Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka filluar me përgatitjet për edicionin e ri të Superligës së Kosovë.
Po ashtu Ballkani është duke bërë edhe transferime të lojtarëve, në mënyrë që të jetë sa më e përgatitur për sezonin 2021/22 në Superligë.
Ekipi nga Suhareka ka transferuar Malsor Ajetin.
Kështu ka bërë të ditur vet klubi suharekas përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
“FC Ballkani njofton se mesfushori Malsor Ajeti është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë! Talenti 21-vjeçar, vjen te skuadra jonë pas një eksperience me ekipin e Strugës dhe bëhet në këtë mënyrë afrimi i tretë zyrtar, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare”, thuhet në njoftim.
Ajeti ka provuar edhe klube me emër në Shqipëri e jo vetëm, teksa ka qenë pjesë e Skënderbeut, por ka luajtur edhe në Portugali me Porton U19 dhe Manheim U19 në Gjermani.
Ajeti ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Ballkanin.
Klubi i Ballkanit i ka uruar suksese Ajetit me fanellën e suharekasve dhe paraqitje dinjitoze.
Njoftimi i plotë i FC Ballkanit:
WELCOME MALSOR AJETI
Të dashur tifozë
FC Ballkani njofton se mesfushori Malsor Ajeti është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë! Talenti 21-vjeçar, vjen te skuadra jonë pas një eksperience me ekipin e Strugës dhe bëhet në këtë mënyrë afrimi i tretë zyrtar, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare.
Ajeti ka provuar edhe klube me emër në Shqipëri e jo vetëm, teksa ka qenë pjesë e Skënderbeut, por ka luajtur edhe në Portugali me Porton U19 dhe Manheim U19 në Gjermani.
Klubi i Ballkanit i uron Ajetit shumë suksese me fanellën tonë dhe paraqitje dinjitoze.
Na priftë e mbara Suharekë