Mbrojtësi i njohur kosovar, Astrit Thaçi është bërë me skuadër të re.

Thaçi nga sot do të bart fanellën e klubit nga Suhareka, FC Ballkani

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë skuadra me anë të një postimi në Facebook.

Ai ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me Ballkanin. Sezonin e fundit Thaçi ishte pjesë e Feronikelit.

Njoftimi i plotë i FC Ballkanit:

WELCOME ASTRIT THAQI

FC Ballkani njofton se qendër mbrojtësi Astrit Thaqi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë! Mbrojtësi 28-vjeçar, njohës mjaft i mirë i kampionatit tonë, vjen si një vlerë e shtuar për 2 sezone në ekipin tonë, drejt objektivave që kemi!

Thaqi ka luajtur për shumë vite në kampionatin tonë, duke qenë pjesë e Ramiz Sadikut dhe Feronikelit për shumë vite, ndërsa në dy sezonet e ardhshme do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë!

Klubi i Ballkanit i uron Thaqit shumë suksese me fanellën tonë dhe paraqitje dinjitoze.

Na priftë e mbara Suharekë