Zyrtare, Allegri rikthehet në folenë e vjetër, firmos me Juventusin

28.05.2021

Sot edhe zyrtarisht është shkarkuar nga pozita e trajnerit të klubit të Juventusit, Andrea Pirlo. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi në ueb-faqen e tyre zyrtare si dhe në rrjete sociale. Ndërsa pa kaluar shumë kohë vjen edhe njoftimi i radhës, ku bëhet zyrtare trajneri i ri i klubit. Tashmë […]

Zyrtare, Allegri rikthehet në folenë e vjetër, firmos me Juventusin Foto: Ilustrim

Sot edhe zyrtarisht është shkarkuar nga pozita e trajnerit të klubit të Juventusit, Andrea Pirlo.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi në ueb-faqen e tyre zyrtare si dhe në rrjete sociale.

Ndërsa pa kaluar shumë kohë vjen edhe njoftimi i radhës, ku bëhet zyrtare trajneri i ri i klubit.

Tashmë edhe zyrtarisht Massimiliano Allegri është rikthyer në stol te ‘Zonja e Vjetër’.

Allegri do të firmos kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Masisimiliano Allegri ishte shkarkuar nga Juventusi më 17 maj të vitit 2019, ku gjatë atyre viteve ai arriti të fitojë me Juventusin pesë tituj të Serie A.