Zlatan Ibrahimovic jep sinjalin e lamtumirës nga Milani!

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të stërvitet në Suedi prej disa kohësh dhe pret të kuptojë se kur mund të rinisin stërvitjet te Milani dhe në kampionatin italian, në mënyrë që të niset drejt Italisë.

Megjithatë, e ardhmja e tij është një mister i madh, pasi nuk është më i ri dhe tërheqja është një opsion, edhe pse në Brazil e duan dhe te Hammarby e shohin si perëndi.

Natyrisht, sinjali që ka dhënë në intervistën e “DPlay” tregon shumë gjëra si fakti që “dua të luaj futboll sa më shumë, por edhe të jap kontribut në një skuadër, jo të zbres në fushë prej emrit apo karrierës time…”.

Fjalë të qarta se ndoshta Zlatan ka ardhur në pikën ku mund të mos japë më dot 100% e tij dhe të ndihet në borxh nëse firmos rinovimin me Milanin.

RAPORTO