Zidane nuk heq dorë nga ndjekja e Paul Pogbas

Zidane nuk heq dorë nga ndjekja e Paul Pogbas
Taulant Krasniqi

09.08.2019 / Sport

Skuadra spanjolle, Real Madrid ende nuk ka hequr dorë nga Paul Pogba, por e vështirë është transferimi i tij në Madrid pasi që dje u mbyll dritarja e transferimeve në Premier Ligë.

Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane po refuzon të pranojë humbjen në përpjekjet e tij për të fituar Paul Pogba nga Manchester United, pretendon L’Equipe.

Dritarja e transferimeve në Premier League u mbyll të enjten me një mesfushorë akoma në Old Trafford, por ata në Santiago Bernabeu do të vazhdojnë të hulumtojnë një marrëveshje të mundshme.

RAPORTO