Zidane i përgjigjet PSG’së në mënyrën e tij për Mbappen

08.11.2019

Kanë nisur tashmë shtyrjet mes PSG’së dhe Real Madridit për Mbappen. Ditë më parë, në konferencë për media, Zinedine Zidane u pyet për të ardhmen e sulmuesit të Paris Saint Germain, Kylian Mbappe dhe tha: “Lojtari do të vendosë se çfarë do të bëjë. Për momentin është lojtar i PSG’së, por gjithmonë ka thënë se […]

Zidane i përgjigjet PSG’së në mënyrën e tij për Mbappen Foto: Ilustrim

Kanë nisur tashmë shtyrjet mes PSG’së dhe Real Madridit për Mbappen.

Ditë më parë, në konferencë për media, Zinedine Zidane u pyet për të ardhmen e sulmuesit të Paris Saint Germain, Kylian Mbappe dhe tha: “Lojtari do të vendosë se çfarë do të bëjë. Për momentin është lojtar i PSG’së, por gjithmonë ka thënë se ëndrra e tij është të luajë për Real Madrid”.

Një ditë më vonë, Leonardo, drejtori i PSG’së iu përgjigj Zidanit: “Nuk është momenti që të flasim për ëndrrat e Mbappe. Ndaloni…”, transmeton GazetaMetro.

Këtë të premte sërish ka reaguar Zidane, duke u përgjigjur për reagimin e Leonardos: “Nuk kam thënë asgjë. Kam thënë vetëm atë që ka thënë lojtari, që është ëndrra e tij të luajë këtu. Kështu që nuk e di çfarë duan të tjerët”.