Zhegrova përkrah Mbappes në ekipin ideal të gjysmësezonit në Ligue 1

21.12.2023

Edon Zhegrova është duke e kaluar ndoshta sezonin më të mirë të karrierës. Ylli kosovar është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i Lillet, ndërsa e shfaqi formën e tij të jashtëzakonshme mbi të gjitha në ndeshjen e fundjavës që shkoi ndaj Paris Saint-Germainit. E faqja “Footmercato” i ka vërejtur mjaft mirë paraqitjet e përfaqësuesit kosovar, […]

Zhegrova përkrah Mbappes në ekipin ideal të gjysmësezonit në Ligue 1 Foto: Ilustrim

Edon Zhegrova është duke e kaluar ndoshta sezonin më të mirë të karrierës.

Ylli kosovar është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i Lillet, ndërsa e shfaqi formën e tij të jashtëzakonshme mbi të gjitha në ndeshjen e fundjavës që shkoi ndaj Paris Saint-Germainit.

E faqja “Footmercato” i ka vërejtur mjaft mirë paraqitjet e përfaqësuesit kosovar, të cilin e ka përfshirë në ekipin ideal të gjysmësezonit në Ligue 1.

24 vjeçari e sheh veten në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa shok reparti e ka yllin botëror, Kylian Mbappe.