Zekiqi i Golden Eagle Yllit shpallet basketbollisti më i mirë i muajit shkurt

04.03.2020

Basketbollisti më i mirë i muajit shkurt është shpallur lojtari i Golden Eagle Yllit, Samir Zekiqi. Zekiqi është votuar basketbollisti i muajit shkurt nga fansat në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës në Facebook. Zekiqi ishte shpallur MVP i javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll, derisa në garë ishin edhe […]

Zekiqi i Golden Eagle Yllit shpallet basketbollisti më i mirë i muajit shkurt Foto: Samir Zekiqi

Basketbollisti më i mirë i muajit shkurt është shpallur lojtari i Golden Eagle Yllit, Samir Zekiqi.

Zekiqi është votuar basketbollisti i muajit shkurt nga fansat në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës në Facebook.

Zekiqi ishte shpallur MVP i javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll, derisa në garë ishin edhe Dardan Berisha, MVP i javës së 25-të dhe Nigel Johnson, MVP i javës së 26-të.

Në muajin shkurt janë zhvilluar vetëm tri xhiro (24, 25, 26), për shkak të zhvillimit të Final 8 dhe dy ndeshjeve të Kosovës.

Zekiqi ka pasur një edicion mjaft të mirë deri më tani, duke qenë ndër lojtarët kryesor të Golden Eagle Yllit dhe është pjesë e Kosovës.