Zeka i FC Ballkanit: Llapi nuk bëri asnjë goditje në portën tonë

08.03.2022

Skuadra e tyre, FC Ballkani fitoi dje derbin ndaj Llapit me rezultatin 1-0, me golin e Ermal Krasniqit në minutën e 74’të të duelit. Zeka beson se skuadra e tyre e meritoi fitoren dhe ishte shumë më e mirë se KF Llapi në lojë. “Ardhja e trajnerit Daja na ka sjell një qetësi të madhe, […]

Zeka i FC Ballkanit: Llapi nuk bëri asnjë goditje në portën tonë Foto: Ilustrim

Skuadra e tyre, FC Ballkani fitoi dje derbin ndaj Llapit me rezultatin 1-0, me golin e Ermal Krasniqit në minutën e 74’të të duelit.

Zeka beson se skuadra e tyre e meritoi fitoren dhe ishte shumë më e mirë se KF Llapi në lojë.

“Ardhja e trajnerit Daja na ka sjell një qetësi të madhe, Ballkani po tregon formë fantastike, në skuadrën tonë mbizotëron një atmosferë jashtëzakonisht e mirë, ndaj Llapit fituam me meritë, gjatë analizës në javore që kemi bë me trajnerin kemi pa pikat që mund ta godasim Llapin, klubi kundërshtar nuk kishte pothuajse asnjë goditje në portë, kjo falë mbrojtjes me përvojë të cilën e kemi”, tha fillimisht Zeka.

“Ne që nga sot duhet të harrojmë atë ndeshje dhe duhet të fokusohemi në takimin e ardhshëm, shpresojmë që të bëjmë të pamundurën të mundur dhe ta sjellim titullin në Suharekë”, përfundoi Mevlan Zeka në emisionin VAR në Tëvë1.