Ylli vazhdon me Radoviqin edhe për sezonin e ri

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli e ka vazhduar kontratën me trajnerin malazez, Dragan Radoviq edhe për sezonin 2020/21.

KB Ylli me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka konfirmuar se ia ka vazhduar kontratën trajnerit Dragan Radovic.

Trajnerit malazez do t’i besohet drejtimi i klubit elitar të basketbollit edhe për një edicion. Radoviq ka drejtuar Yllin në edicionin e kaluar, ndërsa në Kosovë vlerësohet lartë për punën e bërë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.