Ylli shënon fitore në derbin ndaj Ponte Prizrenit

  • 30.03.2019, 19:44

Skuadra e Suharekës, Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e javës së 25-të, Ylli shënoi fitore të ngushtë 88-83 në derbin ndaj Ponte Prizrenit të zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Në këtë fitore shkëlqyen treshja; Garrius Holleman, Leonard Mekaj dhe Alban Veseli, që të tre lojtarët shënuan pikë dyshifërore. Holleman realizoi 29 pikë, Mekaj 21 pikë dhe Veseli shtoi 18 pikë të tjera.

Kurse, te Prizreni më të dalluarit ishin; Malcolm Canada me 23 pikë, Urim Zenelaj me 15 pikë dhe Christofer Waller që shënoi 13 pikë.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për Yllin, kurse për Prizrenin e pësoi disfatën e tretë radhazi.


Të tjera