Ylli pëson humbje në ndeshjen ndaj Prishtinës

01.03.2019

Ndeshje me rivalitet të madh është zhvilluar mes liderit të Kampionatit të Kosovës, Z Mobile Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit nga Suhareka, ku fituan kryeqytetasit me rezultat 83:77 (15:18, 24:24, 21:13, 23:22). Në një atmosferë impozante në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec, gjithçka ka qenë e paqartë deri në fund, por Prishtina u […]

Ylli pëson humbje në ndeshjen ndaj Prishtinës Foto: Ilustrim

Ndeshje me rivalitet të madh është zhvilluar mes liderit të Kampionatit të Kosovës, Z Mobile Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit nga Suhareka, ku fituan kryeqytetasit me rezultat 83:77 (15:18, 24:24, 21:13, 23:22).

Në një atmosferë impozante në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec, gjithçka ka qenë e paqartë deri në fund, por Prishtina u tregua më e shkathët në minutat e fundit dhe ia doli të siguroi biletën për në finalen e madhe të Final 8 të Kupës së Kosovës, e cila do të zhvillohet të dielën në orën 17.00 në Rahovec.

Në çerekun e parë suharekasit ishin më të mirë madje edhe avancuan me tri pikë dallim (15:18), po ashtu edhe në çerekun e radhës u tregua lojë e fortë, ku në minutën e 20-të rezultati në semafor shënonte 39:42 në favor të Yllit. Prishtina disi më e mirë në çerekun e tretë, e cila arriti të krijoi epërsi deri në tri pikë dallim (58:55) në minutën e 29-të.

Një minutë më vonë Prishtina avancoi edhe me pesë pikë dallim (60:55). Çereku i fundit ka qenë në të mirë të Prishtinës, kurse Ylli nuk ishte i freskët sikur në 30 minutat e para. Në dhjetë minutat e fundit Prishtina dha maksimumin dhe me kalimin e kohës edhe thelluan epërsinë.

Në minutën e 37-të, Prishtina në epërsi me 12 pikë (76:64), një epërsi që i dha fuqi edhe më shumë në minutat e fundit dhe për të fituar sfidën! Ylli nuk ishte ai i 30 minutave të parë dhe e lëshoi forca kur më së shumti i duhej dhe mposhtet, kështu që i mbetet të luftojë për medalje të bronztë. Basketbollisti Divine Miracl Myles ka qenë hero i fitores së Prishtinës.

Ai i dha zjarr lojës së kryeqytetasve. Myles realizoi 31 pikë që ishin vendimtare për triumfin e kryeqytetasve dhe në anën tjetër ishte fatale për Yllin. Clayton Everett ka qenë më i miri në petkun e Yllit, duke realizuar 34 pikë, por nuk i kryen punë për të dalë faqebardhë nga kjo sfidë shumë interesante.