Ylli pëson humbje në ndeshjen ndaj Prishtinës

07.04.2019

Ndeshje me rivalitet të madh është zhvilluar mes liderit të Kampionatit të Kosovës, Z Mobile Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit nga Suhareka, ku fituan kryeqytetasit me rezultat 90 – 77. Suharekasit ishin mysafir në Prishtinë tek skuadra Z Mobile Prishtina, ndërsa janë mposhtur me rezultat 90 – 77. Vendasit gjatë gjithë takimit ishin më të […]

Ylli pëson humbje në ndeshjen ndaj Prishtinës Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Ndeshje me rivalitet të madh është zhvilluar mes liderit të Kampionatit të Kosovës, Z Mobile Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit nga Suhareka, ku fituan kryeqytetasit me rezultat 90 – 77.

Suharekasit ishin mysafir në Prishtinë tek skuadra Z Mobile Prishtina, ndërsa janë mposhtur me rezultat 90 – 77.

Vendasit gjatë gjithë takimit ishin më të mirë se skuadra e Suharekës, duke përfunduar çerekun e parë me rezultat 53 – 29.

Kujtojmë se Klubi i Suharekës, KB Golden Eagle Ylli, pas 26 xhirove, ndodhet në pozitën e dytë me 16 fitore, dhe 8 humbje.