Ylli përforcohet me Blend Avdilin, paralajmëron edhe prurje të reja

Klubi basketbollistik nga Suhareka Golden Eagle Ylli ka njoftuar se basketbollisti nga ekipi Colorado Springs, Blendi Avdili, tashmë është pjesë e tij.

Dhe jo vetëm kaq! Ylli ka paralajmëruar edhe një prurje të re në ekipin suharekas.

“Ka disa sezone qe Golden Eagle Ylli po u jep mundësinë lojtareve shqiptar te talentuar qe luajnë jashtë Kosovës te shfaqin talentin e tyre ne kampionatin tone, e njëjtë kemi vepruar edhe ketë vit duke i dhëne mundësinë Blendi Avdilit me te cilin po e hapim prezantimin e rosrterit për sezonin 2020/2021.

Blendi është i gjate 201cm luan ne pozitën 2 dhe 3, ai vjen nga NCAA saktësisht nga ekipi Colorado Springs, gjat vitit te kaluar ka startuar ne 28 nga 28 ndeshjet dhe ka një mesatare prej 12.7 pik për ndeshje, 4.8 kërcime dhe 2.4 asistime. Per klubin ai u deklarua: Edhe pse situata me virus do te ndikoj shume mirëpo shpresoj qe ti ndihmoj klubit te fitojmë kampionatin për qytetin dhe për “Xhebrailat” qe do te ishte titulli historik.

Mire se vjen BLENDI!

Shume shpejt edhe lojtari tjetër qe nuk do prezantim sepse ju tashme e njihni!🤫🤫” thuhet në njoftimin e Yllit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.